Sherr i madh me grushta dhe shkelma në mes të aeroportit të Londrës, tre persona përfundojnë në spital! (Video)

0

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa burrave në aeroportin “Luton” në Londër.

Daily Mail raporton se bëjnë me dije se si pasojë e sherrit, tre persona kanë përfunduar në spital, ndërsa 17 të tjerë janë arrestuar nga policia.

Në video shihen disa burra që zihen me grushta, shkelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin me valixhe në zonën e pritjes në aeroport.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe gjithçka ka nisur pasi disa gra janë zënë me njëra-tjetrën dhe më pas një burrë ka qëlluar me shishe në drejtim të njërës prej grave.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga ana tjetër autoritetet e aeroportit u kanë kërkuar falje pasagjerëve të tjerë për gjithë që nodhi. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu