Sherr me thika mes shqiptarësh në Greqi, njëri përfundon në spital në Selanik

0

Një sherr që nisi për motive banale ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta (thikë) mbrëmjen e kaluar mes dy shqiptarëve në Greqi.

Mediat greke kanë raportuar se në Strymoniko, Serres përplasja mes dy shqiptarëve përfundoi në një incident të përgjakshëm.

Konkretisht, dy burra 31-vjeçarë nga Shqipëria debatuan me njëri-tjetrin deri sa njëri prej tyre humbi kontrollin dhe nxorri një thikë.

31-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin dhe bashkatdhetarin e tij në gjoks dhe për pasojë u shtrua me urgjencë në spitalin e Selanikut ku për fat të mirë mjekohet jashtë rrezikut.

Sakaq policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu