Sherr me thika në Librazhd, plagosen 2 persona

0

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili plagosi me thikë dy persona. Sipas uniformave blu, agresori është konfliktuar fillimisht verbalisht për motive të dobëta me dy të tjerët, ndërsa sherri më pas ka agravuar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Si pasojë e goditjes me thikë, dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu