Sherri me Noizyn, flet avokati i Kleviol Ahmetajt: Shkoi për t’i kërkuar falje

0

I ftuar në emisionin ‘Ditë pas dite’ në RTSH Ndue Pjetra, për të shpjeguar se veprat penale për të cilat akuzohet janë një gram hashash dhe dy thika që i ka blerë në dyqan.

Avokati i reperit Kleviol Ahmeti, i cili u arrestua pasi theu masën e sigurisë dhe sherrit me reperin Rigels Rajku ka folur për situatën. I ftuar në emisionin ‘Ditë pas dite’ në RTSH Ndue Pjetra, për të shpjeguar se veprat penale për të cilat akuzohet janë një gram hashash dhe dy thika që i ka blerë në dyqan.

Avokati tha se për këtë Gjykata e Lushnjës e ka lënë në burgderi në përfundimin e hetimeve dhe Gjykata e Apelit pasi kanë mbaruar hetimet e ka kthyer në arrest shtëpie.

Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi një fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur…” tha ai.

Lidhur me incidentin me Noizyn dhe pse kishte shkuar te lokali i tij, avokati ka thënë se kishte shkuar t’i kërkonte falje për ato që kishte thënë dhe më pas është sulmuar nga Rigels Rajku dhe ekipi i tij.

Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, tha Pjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu