U qëllua me shotgan në lokalin e tij, ndërron jetë në spital i moshuari

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një 75-vjeçar i identifikuar si Lulash Qepuri ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar 4 herë me shotgan zjarri në fshatin Storm Golem të Shkodrës.

I moshuri fillimisht është transportuar me shenja jete por ka humbur jetën në spital.

Ai ka qënë në lokalin e tij kur një person është afruar dhe ka qelluar në drejtim te tij duke e lëne të plagosur rende

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu