Josif Kavaja nuk dorëzohet. Mendohet se fshihet në pyll. “Snajperat” drejt vendngjarjes

0

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi me kallashnikov drejt policisë pasditen e sotme në fshatin Seltë në Elbasan, vijon të jetë i arratisur në pyll. Burime bëjnë me dije se policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet.

Drejt vendit ku qëndron i fshehur 45-vjeçari janë nisur edhe forcat e RENEA-s të pajisur me snajper për të ndërhyrë në rast se ai do të qëllojë drejt tyre.

Policia i ka bërë thirrje banorëve pranë fshatit Seltë që të mos dalin nga shtëpitë pa mbaruar aksioni për kapjen 45-vjeçarit i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai jeton i vetëm në banesën e tij. Burime bëjnë me dije se ai nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë ndërsa pranë zonës ku ai jeton nuk ka banesa të tjera.

Sipas policisë, ndërhyrja në banesën e tij u bë për shkak se kishte marrë informacione se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’u arratisur ai ka qëlluar në drejtim të bluve.

Më pas ai është arratisur drejt pyllit ku po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Policia i ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu