Shkoi për të grabitur kambistin, por u ‘prangos’ prej tij, kush është hajduti 50-vjeçar (EMRI)

0

 

Një nga autorët e grabitjes së kambistit në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal është shtetasi Agim Çaçi 50-vjeç nga Moglica.

Grabitja në Korçë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku tre persona hynë të armatosur në shtëpinë e kambistit Shefqet Muça.

Ky i fundit së bashku me gruan dhe me djalin e tij janë përleshur fizikisht me autorët, ku Çaçin e kanë dhunuar dhe e kanë shtrirë në tokë, deri në mbërritjen e policisë, që e prangosi më pas.

Si kambisti Muça, ashtu dhe grabitësi Agim Çaçi kanë marrë lëndime të shumta gjatë përleshjes dhe ndaj dhe janë shtruar në spital. Lëndime më të lehta ka marrë bashkëshortja dhe djali i kambistit, që po ashtu kanë parë të gjithë skenën.

Dy grabitësit e tjerë kanë mundur tia mbathin nga vendngjarja, së bashku me sasinë e parave të marra nga banesa, shuma e të cilave nuk dihet ende. Kjo është hera e katërt që banesa e Muços grabitet, ndërsa ngjarjet zakonisht kanë mbetur të pazbardhura nga ana e Policisë.

Policia e Korçës ka shoqëruar edhe një person tjetër në lidhje me grabitjen e lartpërmendur. Në komisariat ka përfunduar një shtetas rreth të tridhjetave nga qyteti i Fierit.

Dyshohet se ky grup personash është i njëjtë me atë që ka kryer grabitjen e kambistit Erion Rrënja përpara disa javësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu