Lajm i bujshëm nga Italia. Arratiset ”bosi i drogës” Moisi Habilaj, Policia e shpall në kërkim

0

 

Moisi Habilaj i është arratisur drejtësisë italiane. Habilaj, i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit nga policia italiane, e cila tashmë e ka shpallur në kërkim vlonjatin, që është gjetur fajtor për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, nga ku më pas gjatë kontrollit policor u zbulua se ishte larguar prej aty.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit të Katanias e dënoi Habilajn përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg, duke mos ndryshuar asgjë nga vendimi i shkallës së parë.

Përveç Habilajt, në shtetin italian u dënuan me burg dhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinçenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Ndërkohë që në Shqipëri procesi për Habilajt u përmbyll me një dënim me shërbim prove për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, si dhe për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Jaeld Çela, pasi nuk u provua akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Dosja e Tahirit pritet që të jetë pjesë e një procesi të ri në Gjykatën e Lartë, në momentin që kjo e fundit do të jetë funksionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu