Ditën e sotme pritet të vaksinohen pjesëtarët e stafit të spitalit Covid 1

0

15 janari shënon ditën e pestë të vaksinimit të Covid-19, ndërkohë që puna ka vijuar çdo ditë.

Procesi i vaksinimit ka nisur në orën 9:30 e mëngjesit duke vijuar deri në orën 14:30-15:00.

Në këtë fashë orari është punuar për të vaksinuar pjesëtarët e stafeve mjekësore të spitaleve Covid, por edhe epidemiologët dhe bluzat e bardha.

Numri i vaksinimeve deri sot  ka shkuar në 300, nga të dhënat nga ana e përfaqësuesve të shëndetësisë.

Ditën e sotme  pritet të vaksinohen pjesëtarë të spitalit Covid 1, por edhe mjekët  animatorë dhe anesteziste, dhe më pas do të vijohet me stafet mjekësore ,por edhe me përfaqësues të tjerë të shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu