Shoqëria civile Librazhd diskuton masakrimet që po u bëhen përrenjëve dhe lumenjëve në rrethin e Librazhdit

0

Shoqëria civile Librazhd drejtuar nga shoqata Agrien ditën e sotme kanë mbajtur një konferencë për mediat duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis shoqërise civile dhe medias për të denoncuar masakrimet që po u bëhen përrenjëve dhe lumenjëve në rrethin e Librazhdit përfshirë këtu edhe zonën e mbrojtur Parkun Shebenik –Jabllanicë me ndërtimin e një numri shumë të lartë të hidrocentraleve te ulët po ndikojne drejpërdrejt në dëmtimin e florës dhe faunës së zonës.

Rrethi I Librazhdit prej vitesh po vuan nga kjo gangrenë dhe banoret në zona të ndryshme vuajnë mungesën e ujit vaditës,erozionin e shkaktuar prej hidrocentraleve dhe çka është edhe më e rëndë ,edhe në një ndër zonat më të bukura dhe të vizituara siç është  Parkun Shebenik –Jabllanicë për shkak të mungesës së ujit janë gjendur shumë kafshë të egra të ngordhura.

Shoqata Agrien në bashkëpunim me Institutin e mbrojtjes së natyres <INCA> para një muaji organizoi një forum publik në ambientet e administratës së zonave të mbrojtura Elbasan ku në bashkëbisedimet midis eksperteve u permendën edhe abuzimi që po bëhet në shfrytezimin pyjor prej vitesh në Librazhd .

Në këtë konferencë përveç problematikave jo të vogla në lidhje me mjedisin u përmend edhe një prej shqetësimeve më të mëdha për banorët e fshatit Gurakuq, zbatimi I pronave të tyre të gështenjave,të cilat janë pasuri e trashëguar brez pas brezi nga fiset.Kalimi I pyllit me gështenja  pronarëve të cilët jetojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm që do të varfëronte banoret e Gurakuqit ,të cilët me tregtimin e gështenjës mbajnë familjet me bukën e gojës, por me kalimin e viteve do sillte shpyllëzim të pyllit të gështenjave pasi nuk janë në gjendje t’i mirëmbajnë keto gështenja duke qenë se një pjesë e tyre jetojnë në Shkodër apo qytete të tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu