Shpallja e Berishës non-grata, Xhafaj: Një sinjal i qartë në mbështetje të drejtësisë

0

Pas shpalljes së vendimit non-grata të DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar në platformën Twitter.

Ai ka theksuar se vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur, shkruan InfoWebTv.

Postimi i plotë:

Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar!
Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron!

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu