Shpërndante drogë në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari.

0
Shot of a cannabis plants growing in a grow tent during flowering stage

29 vjeçari me inicialet A.z, banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme, për shkak se akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se, shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në pranga 29-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar një operacionin për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit F. Z., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu