Humb jetën prej Covid-it gazetari dhe historiani i njohur

0

Ditën e sotme u bë me dije se gazetari Nuri Dragoi humbi jetën për shkak të Covid.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët dhe të afërmit e tij përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.
Gazetari dhe historian i njohur ishte prekur nga ky virus prej kohësh edhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Miku i tij Tomorr Laze në postimin e tij në rrjete sociale shkruan se Dragoi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.
“Sot në orët e para të mëngjesit, pushoi së rrahuri zëmra e mikut tim të mirë, shkrimtarit të njohur, Nuri Dragoi. Kur Nuriu merte pjesë në gëzime e dasma tek dajllarët e tij në fisin LAZE, në Buzuq të Skraparit, ato 2-3 orë gjumë pas dasme, do ti bënte i qetë në dhomën time…
U prehsh i qetë në gjumin e përjetshëm, i dashur Nuri ! I paharruar kujtimi yt, vëlla ! (Foto të 8 viteve më parë, në një nga aktivitetet në Shoqata Tomorri Durres , gjatë promovimit të librit ” Sfidat e Poetit” me autor Nuri Dragoi, kushtuar poetit të madh, presidentit të shoqatës Tomorri, të madhit Xevahir Spahiu)”, shkruan në rrjete sociale miku i tij Tomorr Laze”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu