Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla duke arrestuar 38-vjeçarin me inicialet E. P. banues në lagjen “Skënderbeg”.
“Forcat e Posaçme Shqiponja”në vendin e quajtur Xhabije e ndaloi dhe gjatë kontrollit fizik i gjeti me vete një sasi dozash lëndë narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike kanabis, 52 doza me peshë totale 51.8 gr.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.