Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit, të plagosurit transportohen me karroca

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në aeroportin e Kabulit, “Hamid Karzai International Airport”. Pas sulmit që dyshohet të ishte kamikaz kanë mbetur disa të plagosur. Të plagosurit e gjakosur po transportohen në spital me mjete rrethanore si karrocat.

Pentagoni ka reaguar duke thënë se ata janë vënë në dijeni dhe konfirmojnë shpërthimin.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin viktimat janë të paqarta. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, ka thënë Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, Presidenti Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Informacionet paraprake janë se shpërthimi jashtë aeroportit në Kabul ishte në një nga portat e hyrjes dhe duket se është një sulm vetëvrasës. Pikërisht në këto porta ka pasur turma të mëdha shtetasish afganë që përpiqen të futen në aeroport për tu larguar nga Kabulit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu