Shpërthim me tritol në një lokal! Në pranga autori, e pëson dhe menaxheri

0

Një shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një biznes në qytetin e Durrësit. Ngjarja në fjalë, ka ndodhur në lagjen nr. 14 Durrës. Raportohet se personi me iniciale J.D., është afruar pranë godinës trekatëshe, biznes në pronësi të shtetasit me iniciale G.M. dhe ka hedhur lëndë plasëse.

Nga shpërthimi i eksplozivit janë regjistruar vetëm dëme materiale, pasi fatmirësisht askush nuk ndodhej në biznes në ato momente. Autori është vënë në pranga, ndërsa mësohet gjithashtu se është vënë në pranga edhe 34-vjeçari me inicialet B.Z., menaxher i pronarit të lokalit ku u vendos lënda plasëse.

Kjo pasi nga kontrolli që u bë në makinën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri me shtatë fishekë. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe vëllai i autorit që vendosi lëndën plasëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu