Shqiptarët konsumojnë më pak, INSTAT konfirmon rritjen e çmimeve të ushqimeve

0

Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur me rritje.

Duke filluar nga bulmeti ku prodhuesit janë shprehur se arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë deri tek zarzavatet që justifikohen me prodhimin e pakët.

Bar-restorantet gjithashtu kanë filluar rritjen e çmimeve për të përballuar humbjet e shkaktuara nga COVIDI.
Të gjitha këto po bëjnë që njerëzit të konsumojnë më pak. Këtë na e konfirmojnë edhe tregtarët.

Profesori i ekonomisë, Klodian Muço shprehet se njerëzit pa rritjen e pagave mund të vazhdojnë tendencën drejt varfërisë.

Konsumi i ulët i qytetarëve është konfirmuar edhe nga INSTAT, që raportoi se në Qershor inflacioni ishte më i ulët se në Maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu