Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një shqiptar 44-vjeçar ka humbur jetën në punë.
Ai ishte punëtor i një ndërmarrjeje pyjore dhe sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në pyjet e Pescolancianos.
Raportohet se shqiptari ishte duke prerë një pemë, por rrethanat se si humbi jetën nuk janë plotësisht të qarta.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, ndërsa për ngjarjen u lajmëruan edhe Trupat Kombëtarë të Shpëtimit, ndonëse ndërhyrja e tyre ishte e vështirë për shkak të terrenit.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.