Shqiptari josh policët për të dalë nga komisariati dhe i dhunon, efektivët heqin dorë nga detyra

0

Një 20-vjeçar shqiptar, rreth orës 00:20 të pas mesnatës, në Brigittenau në Vjenë, ka joshur me një pretekst të rremë policët të dalin nga ndërtesa e tyre.

Ai u kishte thënë atyre se kishte gjetur një çantë dhe policia duhej ta ndiqte atë për të shikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Kur polici i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushta pa paralajmërim.

Tre policë të tjerë janë sulmuar dhe kanë marrë plagë nga 20-vjeçari i tërbuar.

Vetëm pasi policët përdorën sprej arritën ta mundin sulmuesin dhe ta arrestonin.

Tre prej policëve kanë pësuar lëndime aq të rënda sa që u është dashur të hiqnin dorë nga detyra – raporton gazeta “Heute”.

Siç ka zbuluar ndërkohë gazeta në fjalë, i dyshuari me sa duket nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

20-vjeçari shqiptar, i lindur në Austri, ka vazhduar të heshtë lidhur me motivin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu