Shqiptari pranon vrasjen e Armando Beqirit në Islandë

0

Zbardhet ekzekutimi i shqiptarit Armando Beqiri në 13 shkurt të këtij viti në Islandë. Autori është një shqiptar, që e ka pranuar krimin. Policia islandeze në një konferencë për shtyp sot në Reikjavik deklaroi se Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar.

“Shqiptari ka pranuar vrasjen e Armando Beqirit duke e qëlluar nëntë herë para shtëpisë së tij. Autori ka jetuar në Islandë për shtatë vjet” shkruajnë mediat në Islandë duke cituar policinë.

Për vrasjen janë 14 të arrestuar nga Islanda, Shqipëria, Rumania, Spanja, Italia, Portugalia, Estonia, Serbia, Lituania dhe Bjellorusia.

“Disa prej tyre kanë jetuar në Islandë për disa kohë, por disa erdhën pak para se të kryhej vrasja. Ata janë të lidhur me grupe njerëzish në krim të organizuar.

Viktima ishte përfshirë gjithashtu në krimin e organizuar” thuhet më tej. Arma e krimit u gjet, po ashtu gjatë kontrolleve edhe drogë dhe sende të tjera me vlerë për hetimin që zbardhën ngjarjen.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës së 13 shkurtit në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu