Shtohen dyshimet për të, ky është mesazhi i fundit që Caroline i dërgoi burrit

0

Autoritetet greke janë pranë zbardhjes së vrasjes që 20-vjeçares britanike Caroline. Ditën e sotme hetuesit shoqëruan për të marrë në pyetje burrin e viktimës, pilotin Babis Anangnostopolos mbi të cilin janë ngritur dyshime.

“Ta Nea” shkruan se zhvillimet lidhur me hetimet për vrasjen e Caroline në Glyka Nera janë të shpejta. Ndërkohë që “MEGA” thekson se autoritetet kanë në dispozicion të dhëna nga telefoni celular i 20-vjeçares, ku në mesnatën e natës tragjike mes çiftit mund të ketë pasur një grindje.

Piloti 32-vjeçari ishte në katin e parë dhe Caroline në papafingo kur shkëmbyen disa mesazhe ku krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim. Në SMS-të e shkëmbyera mes tyre, hetuesit kanë arritur në përfundimin se ka fjalë që i referohen fërkimit, si “budalla”, etj.

Për këtë, por edhe për heqjen e kartave të kamerave të sigurisë dhe ndryshimet e regjistrimeve të orës biometrike që viktima mbante në dorë, piloti grek duhet të japë shpjegime bindëse për hetuesit.

Në fillim mes autorëve të dyshuar të vrasjes sipas medieve greke ka pasur edhe shqiptarë, por tashmë duket se ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu