Shuhet pas 10-ditësh në koma 29-vjeçari shqiptar në Itali

0

Stiliano Filipi nuk ia doli. 29-vjeçari me origjinë shqiptare ishte në koma që prej 11 Qershorit, kur u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dervio. 29-vjeçari po kthehej udhëtonte me motor, kur u përplas me një furgon.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.

Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë ai ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu