Si do të votojnë qytetarët më 25 prill?

0

Në 25 prill shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri. Por se sa përqind e qytetarëve do të votojë ende nuk dihet.

Të pyetur nga InfowebTv ato shprehen se do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur partinë e preferuar politike dhe kandidatin që ata mendojnë se do t’i përfaqësojë më së miri.

Një pjesë zgjedhin sërish të votojnë forcën aktuale politike e të tjerë bëjnë me dije se vota është e fshehtë dhe se pushtetin duhet ta marrë ai që e meriton.

Qytetarët nuk lënë pa përmendur as faktin që ka pasur edhe shit-blerje të votave nga partitë e ndryshme politike, gjë që nuk duhet të ekzistojë në ditët e sotme pasi vota duhet të jetë e lirë.

Bëjmë me dije se qendrat e votimit do të hapen ditën e dielë në orën 07:00 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orë të vona të pasdites.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu