Si të hysh ilegalisht në Britani të Madhe/ Vidiot e Dijonis Bibës që u zbuluan nga Mail

0

Nëpërmjet një investigimi gazeta “Daily Mail” ka arritur të zbulojë se si DijonIS Biba, një rrepe shqiptar, ka postuar në You Tube dy vidio ku tregohet se si mund të shkosh ilegalisht në Britaninë e Madhe.

20-vjeçari në llogarinë e tij në rrjetet sociale pozon gjithnjë i veshur me rroba të shtrenjta, pranë makinave dhe vendeve të shtrenjta duke treguar dhe stilin e tij të jetesës.

“Udhëzuesit e tij, të cilët janë parë më shumë se 100,000 herë, përfshijnë këshilla për përdorimin e letërnjoftimeve të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit,”- shkruan në raportin e tij editori Tom Kelly.

Biba përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani ilegalisht dhe se çfarë do të bënte nëse zbulohej. Në një video, e regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e ribotuar në YouTube, ai përdori një hartë Google për të treguar rrugën që një mik shkoi në Angli duke përdorur një ID të rreme Italiane.

Ai përfshinte udhëtimin nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas me autobus për në një aeroport të vogël Spanjoll të cilin Daily Mail ka vendosur të mos e përmendë.

“Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të arritur në MB. Bleni një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport. Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni ID tuaj. Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar. Ky është vendi ku aeroplani është parkuar, pastaj lart në ajër”, tha ai në video.

Video, e postuar në 17 maj, ka grumbulluar më shumë se 70,000 shikime.

Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është shikuar 30,000 herë, ai përshkroi se si të përdoret Irlanda si një derë e pasme për të hyrë në MB duke përdorur kartat e rreme të identitetit rumune.


“Merrni karta false dhe merrni nga Spanja, për të shkuar në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju merrni një tjetër letërnjoftim të rremë që ju kushton 300 euro në aeroplan për në Londër”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik.

Dhe kur një shikues pyeti nëse do të kapej, reperi tha nëse do të ndodhte ashtu ai do të shkonte në Dublin, ku ata i morën shenjat e gishtave kur ai mbërriti.


Më herët Mail ka zbuluar se si trafikanti shqiptar i qenieve njerëzore, Klodjan Kurtaj, kishte postuar në logarinë e Fabebook mbërritjen e paligjshme të tij në Britani duke përdorur si tranzit Dublinin.

You Tube nuk ka pranuar që të fshijë vidiot e bibës nga kanali, duke i parë ato si publikime që nuk ien ndesh me politikat e tij, pasi tregohet vetëm përvoja Bibës në hyrjen në një vend dhe nuk ofron shërbim të hollësishëm për ndihmën e tranzitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu