Si u kap Florenc Çapja në Dubai? Artan Hoxha rrëfen detajet

0

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detajet e operacionit të arrestimit të Florenc Çapja në Dubai.

“Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise. Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare. Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.

Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqiperia, që në oret e para të mëngjesit. Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te frimosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin që, agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi, me të cilen qendronte në këtë shtet. Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes, në rruge operative, se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara. Menjeherë, u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi, në lidhje me personin në fjale.

Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite… Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja” shkruan Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu