Sipas ekspertëve, ky lloj fjalëkalimi është më i vështirë për t’u vjedhur

0

A jeni të sigurt se fjalëkalimet që përdorni për aplikacione të ndryshme janë mjaftueshëm të vështirë për t’u gjetur? Nuk i dihet kurrë, ndaj sigurohuni që të vendosni një fjalëkalim të vështirë, i cili sipas ekspertëve ka një karakteristikë kryesore.

Qendra Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për Sigurinë Kibernetike (NCSC), në një postim në blog, rekomandon që fjalëkalimet më të mirë duhet të përmbajnë “tre fjalë të rastësishme”.

Ky lloj fjalëkalimi është shumë më i sigurt se kombinimet komplekse që përmbajnë shkronja, numra dhe simbole. Fjalëkalimet e tillë mund të jenë më më të lehtë për hackerat, sepse ata përdorin programe që janë të ndërtuar për t’i zbuluar.

Për shembull: Disa zëvendësojnë shkronjën O me zero, ose numrin 1 me pikëçuditëse.

Fjalëkalimet e ndërtuar nga tre fjalë të rastësishme priren të jenë më të gjatë dhe më të vështirë për t’u parashikuar dhe kanë kombinime shkronjash që janë më të vështira për t’u zbuluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu