Situatë e pazakontë në Urgjencën e Qendrës Spitalore të Elbasanit (Video)

0

Situatë e pazakontë për shkak të rasteve me Covid-19 në Urgjencën e Qendrës Spitalore të Elbasanit.

Gjatë ditës së sotme dhjetëra qytetarë janë transportuar në drejtim të kësaj urgjence me shenja të rënduara të Covid-19.

Urgjenca është e mbushur plot me pacientë ndërkohë mjaft të tjerë janë të detyruar që të marrin shërbimin edhe jashtë saj.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video e cila vërteton se tashmë në këtë pavion nuk ka më shtretër.

Drejtoria e Spitaleve ka marrë masa për të përballuar situatën, por rastet e paraqitura janë tej kapaciteteve që ofron ky spital.

Pacientët në gjendje të rënduar janë nisur drejt Tiranës. Por sipas informacioneve, edhe atje spitalet Covid janë të mbushura plot.

Ndodhur përballë kësaj situate, dhejtëra, në mos qindra familje e persona të prekur kanë preferuar që të trajtohen në kushte shtëpie.

Situata është më e ndërlikuar në Elbasan edhe për faktin se në këtë qytet është shfaqur edhe virusi mutand Britanik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu