“E di që ka vdek”, vrau shokun e ngushtë, dalin përgjimet e Sokol Sanxhaktarit: Do bëjmë dy muaj burg s’kemi ça bëjmë

0

Ardiani: Ka vdek ai.

Sokoli: E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, ndëgjo këtu, e kena vra me sende të forta. Shife ktu i minutë. Ai futi dorën i gjujti xhamit.

Ardiani: Ai a?

Sokoli: Po a xhami thyer e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertim e xhamit dhe u ça damari aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa mendje rrëshkiti e ra me kokë, kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.

Ardiani: Ee bravo.

Sokoli: Ne do i bëjmë nja dy muaj burg s’kemi ça bëjmë.

Ardiani: Mos e rruj t*apin.

Sokoli: Normal. Ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?

Ardiani: Ça asht ba?

Sokol: Mos prek gojë.

Ardiani: Ça i bana unë atij asgjë.

Sokoli: Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmone ky a muhabeti. I ra xhamit.

Ardiani: I ra xhamit nuk e diskutojmë, ne e vlla.

Ardiani: Po mir ka vdek që dje me një fjalë ee.

Sokoli: Po, po.

Ardiani: Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?

Sokoli: Kalon mbrapa, nuk e di.

Sokoli: Po kamerier kishte aty?

Ardiani: Ë ?

Sokoli: Asnjë, s’kishte njëri tjetër as kamerier, asnjë gja s’kishte.

Ardiani: Ai çuni nuk e di nga iku ai.

Sokoli: Kush?

Ardiani: Ai Toni, se nga iku andej ai. S’e pash më, a doli që iku përjashta, a nejti aty, erdhi me levat.

Sokoli: Joo o burrë s’e kam përdorur ma atë të parën. E pa ai që gjujti xhamin ai.

Sokoli: Duhet mushur menja dhe E…., të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë ore këtë e kam kushëri.

Ardiani: Po ore….

Sokoli: E kupton, po ti pse si the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton që ta bëjmë në gjyq.

Ardiani: Këtij E…. se di plako, s’ia kam besën fare.

Sokoli: O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.

Sokoli: Dhe i thashë ati Besës dy herë ik e me gjithë atë, na prishi.

Ardiani: Thashë se e more ti e babë…

Sokoli: Po ai me tha o vlla…

Ardiani: Ai të tha mere….

Sokoli: E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu këtu, do i thotë dhe Çimi Merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri eeeee. Ne me gurë ai me pistoletë.

Ardiani: Po do thotë ai ku e ka o bab.

Sokoli: Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, se thotë e keni marë thot dhe..

Sokoli: Thuaj unë Sokolin nuk e njof, ashtu thuaj.

Ardiani: Po mos ashtu telefonin ata.

Biseda e përgjuar midis Sokol Sanxhaktari dhe Anesti Greku, zhvilluar më datë 30 korrik 2021 në orën 08:40 e mëngjesit

Anesti: Po ju ishit afër me njëri-tjetrin

Sokoli: Po ai, jo ai shife ca pati ai. Ai theu dorën, i ra debulesë dhe debulesa i ra koka ke ca ishte ajon, ke kjo. I ra aty ra në toke me të parë unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai. Ja lidha mas dorës, atij çunit erdha direkt e te ty, të thash ambulancën ose naj gja, thash unë ci të marrim policinë.

Anesti: Ambulancën po. Njoftovi ky përpara, ai kalimtari që vete ke hoxha, pastaj unë i mora me radhë.

Sokoli: S’ka problem, unë doja vetëm që ti të thuash kto llafe që të kam thënë.

Biseda e përgjuar midis Adriano Hajdari dhe Anesti Greku, zhvilluar me datë 30 qershor 2020 në orën 09:45 e mëngjesit

Anesti: Ouu ime kush i hoqi pantallonat ti apo ai, se unë si mbaj mend mirë me një fjalë.

Adriani: Ë…

Anesti: pantallonat them, bluzën e ca ku di unë.

Adriani: Bluzën e hoqa unë o burr, ca pantallona thua ti, bluzën që lidhi atë o burrë, e pash të shtrirë me gjak në tokë.

Anesti: Një bluze e bardhë ishte aty

Adriani: E e lidha për bluze o burrë.

Anesti: Se di as vetë si të mbajmë qëndrimin me një fjalë, se nuk është problem aty, se ta kisha parë skenën komplet do thosha gjysmë llafi, po unë s’pash gjë fare. Megjithatë jam i detyruar të përgjigjem me aq sa kam dijeni.

Adriani: Ça të them o lali, nuk e di ça të them fare. Jam trokë fare e kupton ti, hoqa bluzën. Për ta lidh biles aty jam ballafaqu o burrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu