SONDAZHI VJETOR/ Donald Trump më i preferuari për amerikanët

0

Presidenti Trump është votuar si njeriu më i pëlqyer në Amerikë, në sondazhin vjetor të Gallup të publikuar të marten, duke hedhur poshtë fitoren prej 12 viteve të ish Presidentit Obama.

18% e të anketuarve në sondazh votuan për Trump duke e cilësuar si njeriun më të pëlqyer. 15% votuan për Obamën dhe 6% votuan për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

3% votuan për Drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci, ndërsa 2 përqind zgjodhën Papa Françesku.

Në përmbylljen e 10 më të mirëve ishin CEO i Tesla Elon Musk, Sen. Bernie Sanders (I-Vt.), themeluesi i Microsoft Bill Gates, Lakers LeBron James dhe Dalai Lama, të cilët morën 1% të votave.

Donald Trump është cilësuar si njeriu më i admiruar në 60 vite duke përfshirë tetë vitet e presidencës së Obamës dhe çdo vit të presidencës së George Ë. Bush përveç 2008. Trump ishte i dyti pas Obamës në 2017 dhe 2018 .
Midis republikanëve të anketuar, 48% e të anketuarve e quajtën Trump si më të preferuarin. Asnjë figurë tjetër publike nuk mori më shumë se 2% mbështetje republikane, sipas Gallup.

Midis të pavarurve, si Obama ashtu edhe Trump morën mbështetje prej 11%. Fauci ishte zgjedhja e 5% e demokratëve por vetëm 1% e republikanëve.

Personi që ka qenë pjesë e listës më shumë ka qenë i ndjeri Billy Graham, i cili u përfshi 61 herë në listën e personave më të preferuar në Amerikë para së të vdiste në 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu