Spikerja merr dozën anti-Covid live në edicionin e lajmeve

0

Deri dje u vaksinuan 155 mijë persona, dhe ditët e fundit po vaksinohen masivisht të moshuarit.

Pjesa dërmuese e tyre janë paraqitur vetë dhe kanë kërkuar vaksinimin si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga covid që ka shkaktuar së së shumti fatalitete mes të moshuarve. Por duhet thënë se ditët e fundit ka patur zëra kundër vaksinës kineze.

Shumëkush e kupton se ky debat po shtyhet për arsye politike që lidhen me zgjedhjet, por për të sqaruar dhe qetësuar dyshueset në edicionin e lajmeve në Top Channel ishte e pranishme Dr. Silva Bino.

-Zonja Bino, komiteti i ekspertëve kishte një reagim sot në lidhje me këtë çështje, a ka lidhje vaksina me rastet e raportuara të humbjes së jetës?

Bino: Absolutisht jo. Ka një deklaratë të komitetit të ekspertëve, të cilët vlerësojnë çdo gjë edhe efektet e lehta dhe ato të tjera pas vaksinimit. Në bazë të deklaratave të tyre të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur nuk kanë lidhje me vaksinën. Këto vaksina kryhen për tu mbrojtur nga Covidi dhe jo nga sëmundjet e tjera. Fatkeqësisht vdekje ndodhin gjatë të gjitha ditëve dhe mund të ketë fatkeqësi.

-Ndërkohë Zonja Bino, si po vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve?

Bino: Procesi po ecën shumë mirë dhe ka një kërkesë të madhe dhe sistemi përballon shumë mirë kërkesën që është shumë e rëndësishme. Kemi filluar që prej të dielës në të gjitha pikat shëndetësore. Në qendra më të mëdha që grumbullohen më shumë njerëz, si p.sh. çadrat te sheshi, në shkolla, në vendet e punës. Të gjitha këto e kanë ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë vaksinimin,. Kemi kryer rreth 19 mijë vaksinime në ditë. Sa më shumë të kemi aq më shpejt mbarojmë. Në bazë të prioriteteve po shkon gjithë plani i vaksinimit. Janë vaksinuar mësuesit me grupmoshat mbi 90 vjeç dhe pastaj kanë vazhduar mësuesit me ata mbi 80 vjeç. Aktualisht do të vaksinojmë ata +70 vjeç me policët dhe gazetarët dhe kështu me radhë. Efektet anësore janë të lehta, mund të keni temperaturë, një lloj dobësie, një lloj dhimbje të muskujve që e pata dhe unë kur e bëra.

Ndërkohë, spikerja e Top Channel, Genta Popa ka kryer vaksinimin live në edicionin e lajmeve të orës 15:00.

Ndërkohë një grup nga kolegët tanë, gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit ndodheshin në sheshin “Sënderbej” për të marrë vaksinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu