Spitali i Peqinit pa staf/ Mjekët dhe infermierët nuk duken në ambjentet e spitalit

0

Sot ndodhemi në spitalin e Peqinit dhe siç e shihni edhe nga pamjet dera kryesore e institucionit është e hapur, por asnjë prej individëve që janë pjesë e stafit mjekësor nuk ndodhen në territorin e qendrës shëndetësore.

Kur jemi gjendur brenda në ambjentet e spitalit na është dashur të presim për të marrë një përgjigje nga stafi mjekësor. Përveç kësaj asnjë prej drejtuesve nuk ndodhej në institucion momentalisht për të na dhënë një informacion të përgjithshëm mbi gjendjen në të cilën ndodhet spitali.

Pas kamerave mjekët dhe infermieret shprehen se nuk mirëpresin asnjë rast me Covid përveç rasteve urgjente dhe personave të sëmurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu