Në kuadër të parandalimit të dhunës kundër gruas, Ambasada Gjermane ka mbështetur projektin e shoqatave “Refleksione” dhe CEMT që po zbatohet në Bashkinë Elbasan, si pjesë e 12 bashkive bashkëpunuese. Në kuadër të projektit është realizuar një trajnim për gazetarët e mediave lokale në qytetin e Elbasanit.
Në këtë trajnim të realizuar për mediat lokale kanë qenë prezentë edhe disa gazetarë të stafit InfoElbasani: Fahrije Tabaku , Majlinda Sharka, Natrin Çocka, Nikolin Duri, Enea Yzeiraj.
Gjatë trajnimit është vendosur theksi në rolin që gazetarët kanë në trajtimin e kësaj çështjeje shumë delikate për shoqërinë tonë, ku numri i rasteve të denoncuara për dhunën në familje gjithnjë e më tepër po rritet si pasojë edhe të karantinimit me dhunuesin në të njëjtën shtëpi gjatë periudhës së izolimit në vend.
Gazetarët janë ndërgjegjësuar për rolin e tyre në shoqëri dhe ndikimin që mund të sjellë denoncimi i rasteve të dhunës në familje, duke shpëtuar jetën e grave shqiptare.
Kujtojmë se në bazë të shifrave të INSTAT 1 në 2 gra në vend janë të dhunuar, ndërkohë që 5 gra kanë humbur jetën nga bashkëshortët e tyre brenda këtij viti.