Studim/ Mjekimi për astmën ndihmon në shërimin e shpejtë nga Covid

0

 

Një studim i ri ka treguar se një ilaç që përdoret për astmën, i disponueshëm gjerësisht, mund të shkurtojë kohën e shërimit tek të infektuarit me koronavirus që nuk janë shtruar në spital.

Pacientët britanikë do të jenë në gjendje të përdorin trajtimin në shtëpi pasi NHS miratoi medikamentin budesonide për përdorim. Ilaçi do të jetë fillimisht i disponueshëm për të rriturit dhe të moshuarit.

Sipas studiuesve, ky është një ‘moment historik’ për pandeminë dhe se ilaçi, budesonide, është efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes. Trajtimi i hershëm me ilaçe shkurton kohën e shërimit me një mesatare prej tre ditësh te personat e infektuar me Covid-19 të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundja.

Ilaçi kushton rreth 14 paund edhe përdoret zakonisht për të trajtuar astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike.

Mjeku Richard Hobbs, kreu i Departamentit të Shkencave të Universitetit të Oksfordit, tha: ‘Për herë të parë, ne kemi prova të një trajtimi efektiv për njerëzit që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda të Covid-19.

‘Ndryshe nga trajtimet e tjera të testuara, budesonide është efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes dhe mund ta përdorim vetë në shtëpi me rekomandimin e mjekut.

8.5% (59/692) që kishin marrë budesonide u shtruan në spital krahasuar me 10.3% (100/968) që kishin marrë mjekimin e zakonshëm.

Të hënën, NHS tha se ​ilaçi nuk rekomandohet për të gjithë grupmoshat, por për personat mbi 50- 65 vjeç.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu