Studiuesit: Dukuria e pashpjegueshme që po “përndjek” ata që kanë kaluar Covid

0

Pacientët që kanë kaluar Covid, po ankohen se po ndiejnë aroma ndryshe nga ato normalet.

Në një studim të fundit, studiuesit shprehen se simptoma e pazakontë i bën të shëruarit që të ndiejnë erë peshku dhe erë të djegur në vend të aromave normale. Kjo simptomë i ka lënë të shëruarit me pasoja që nga koha kur kanë qenë të infektuar.

Ata nuhasin aromë peshku dhe gjërash të djegura në situata kur zakonisht do duhej të nuhasnin aroma të tjera. Kirurgu i veshit, hundës dhe fytit, Profesor Nirmal Kumar shpjegoi për Daily Mirror se simptoma ‘e çuditshme dhe shumë unike’ duket se po prek të rinjtë dhe punonjësit e shëndetit në pjesën më të madhe.

Kjo është vetëm një nga disa simptomat e çuditshme të Covidit të identifikuara deri më tani.

Burimi: LADBIBLE |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu