Krim brenda familjes, kryefamiljari ka vrarë gruan, dy djemtë e më pas veten

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen ekësaj të mërkure në Kosovë ku katër person ajën ëvrarë me armë zjarri.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se dyshohet se një burrë në Pozheran të Vitisë ka vrarë bashkëshorten dy djemtë e tij dhe pastaj veten.

Lajmin e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili nuk jep detaje të mëtejshme për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në Viti.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjes. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Unë jam në vendngjarje por nuk po mundem ende me vërejtur. Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë. Prokuroi i rasti është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për IML”, tha ai. ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu