Sulmi me thikë në një kishë në Australi/ Peshkopi fal autorin e dyshuar

0

Një peshkop i cili u godit me thikë në një kishë të hënën ka thënë se është në gjendje të mirë dhe se ka falur autorin e dyshuar.

Në një mesazh, peshkopi Mar Mari Emmanuel gjithashtu bëri thirrje që komuniteti të ruajë qetësinë.

Si pasojë e sulmit, 4 persona u plagosën, ndërsa policia tha se sulmi ishte akt terrorist me motive fetare.

Një djalë 16-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur është arrestuar për ngjarjen, por nuk është akuzuar për asnjë vepër penale.

Policia ka premtuar se personat e përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ata arrestuan të mërkurën një 19 vjeçar.

Peshkopi Emmanuel përdori gjithashtu mesazhin e tij publik për t’i nxitur mbështetësit e tij të bashkëpunonin me policinë.

“Kam nevojë që ju të veproni si Krishti. Jezusi nuk na mësoi kurrë të luftojmë. Ai kurrë nuk na mësoi të hakmerremi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu