Superiorja/Triumfojnë Verilindorët dhe Partizani

0

Nga:Bjorgi Hamiti
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Kukësit dhuroi emocione të shumta në “Loro Boriçi”, duke përfunduar me fitoren e verilindorëve me rezultatin 2-4. Humbja e parë për ekipin shkodran dhe tre pikë fantastike për Kukësin.

Dygolësh i Agim Ibraimit për Kukësin, teksa shënuan edhe afrikani Eze dhe Vesel Limaj. Ismael Dunga kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e katërt, teksa goli tjetër për shkodranët u realizua nga Ardit Hoxhaj.

Skuadra e Ilir Dajës,Partizani, fitoi 4-0 përballë Skënderbeut. Bardhi, Mala, Lucas Cardozo dhe Solomon autorët e golave për ekipin kryeqytetas, që është ngjitur në vend të parë me 10 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5
E diel, më 29 nëntor, ora 16:45

Vllaznia-Kukësi 2-4
Shënues: Dunga 4′, Hoxhaj 85′ / Ibraimi 14′, (pen) 22′, Eze 75′, Limaj 90+5′

90+5′ Kundërsulm i ekipit mik dhe gol i Vesel Limajt. Festë te Kukësi, që i shkakton disfatën e parë Vllaznisë dhe largohet e tre pikë nga qyteti i Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu