Takimi i ministrave të NATO-s, Xhaçka: Nëse Shqipëria mund presë mijëra afganë, cili vend nuk e bën dot

0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

Ajo theksoi se në vendi ynë është gati të mirëpresë mijëra afganë, duke theksuar se ndihma ndaj afganëve ka të bëjë me të ardhmen e NATO-s dhe misionin humanitar.

Ministrja e konsideroi të pa papranueshme qëndrimin që mbajtën disa vende anëtare të NATO-s dudke mos ofruar strehim për afganët.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!“, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

“Takimi i MPJ me NATO-n diskutoi situatën në Afganistan. Shqipëria është gati të presë mijëra afganë. Kjo është një sfidë për NATO-n në tërësi. Nëse mund ta bëjë këtë, pse jo pjesa tjetër? Ne kemi një detyrim ndaj njerëzve që punuan dhe luftuan me ne. Ne mund dhe duhet të ndihmojmë. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e NATO-s po aq sa edhe për misionin humanitar”, shkruan Xhaçka në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu