Takimi me Glover, Celibashi: Folëm mbi ecurinë e procesit zgjedhor, vlerësova gjetjet e raportit të ODIHR

0

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zbardhur temat e diksutimit pas takimit që pati sot më herët me shefen e misionit të ODIHR Audrey Glover.

Celibashi në një postim në rrjete sociale ka treguar se kanë folur mbi ecurinë e procesit zgjedhor teksas shpehet se ka vlerësues raportin paraprak të ODIHR sa u takon zgjedhjeve.

Po ashtu Celibashi shprehet se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

Postimi i Celibashit:

Pritëm sot në KQZ Shqiperi drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu