Taulant Balla reagon për ngjarjen e Elbasanit : Paramilitarë të PD-së kanë terrorizuar qytetarët

0

Taulant Balla:

Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë për të cilën është informuar mbarë publiku dhe prej momentit të parë jam munduar të marrë të gjithë infomracionet e nevojshme dhe kam informuar të gjitha organizatat e PS në Elbasan që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Provokimet kanë një autorësi të vetme PD-në dhe presidentin e Republikës. Partia Demokratike siç e dini që prej ditës së verës ka autorësinë. Ngjarja e sotme është tepër e rëndë dhe ka mbetur i vdekur një person. Siç e dini sot në mëngjes kanë zbarkuar automjete me paramilitarë të PD-së të cilët kanë terrorizuar qytetarët. Autorësinë e këtij krimi të rëndë duhet t’ia lëmë autoriteteve ligjzbatuese. Automjeti i PD-së ka mbajtur brenda njerëz me armë.

Thirrja ime është që të ruhet qetësia dhe të mos bien nën provokim.Sot kryen një akt dhe krim të rëndë në qytetin e bukur të Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu