Të dehur në timon dhe pa patentë / Arrestohen 7 shoferë

0

Në 72 orët e fundit në Tiranë janë arrestuar 7 shoferë, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 pa patentë.

Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara. Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar. Janë proceduar administrativisht 126 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve” njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu