Të paguajë 500 mijë paund apo 7 vite burg?‘ Bosi shqiptar’ i drogës në Angli në ‘mëdyshje’

0

Agim Toska, një trafikant shqiptar i drogës së klasit A në Britaninë e Madhe duhet t’i paguajë shtetit mbi gjysmë milioni paund të fituara nga aktiviteti i tij kriminal.

Mediat britanike kanë njoftuar se kur policia bastisi shtëpinë e tij në Ashford Road gjeti kokainë me vlerë 75,000 £ nën dysheme dhe pesë kg kanabis me vlerë 50,000 £, ndërsa në shtëpinë e tij gjetën më shumë para, telefona celularë dhe dokumenta që e lidhnin atë me vepra kriminale. 26-vjeçari ishte burgosur më parë për nëntë vjet dhe shtatë muaj për tregtinë e drogës.

Këtë javë, ai u paraqit përsëri në gjykatë ku u zbulua se kishte përfituar mbi 656 mijë paund nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjykatësi e urdhëroi atë të paguante 511,668 përndryshe ai mund të përballej me shtatë vjet shtesë pas hekurave.
Sipas TheArgus Toska Shqiptar ishte pjesë e një grupi që shiste drogë në Sussex. ADN-ja e tij përputhej me testet mjeko-ligjore në pronën në Ashford Road në 2019. Në gusht 2019, Agim Toska u burgos për nëntë vjet e shtatë muaj për furnizimim me kokainë dhe kanabis dhe posedimin e pasurisë kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu