9-vjeçari transportohet me urgjencë në spital,mjekët e fusin në trajtim Intensiv për shkak të gjendjes së rënduar nga Covid-19

0

Një fëmijë i vogël i moshës 9-vjeçare, po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv në Patra të Greqisë, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Vogëlushi u shoqërua në spital pasi i ra të fikët në mënyrë të papritur, pas kryerjes së analizave dhe tamponit mjekët kuptuan se ai ishte i prekur me virusin Covid-19.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, pozitive dhe në kujdes intensive gjendet dhe e ëma e 9-vjeçarit.

Sipas të njëjtave burime, familja duket se e ka marrë virusin nga fëmija i tyre i dytë i cili ishte infektuar nga mësuesi i tij në shkollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu