Tentoi të puthte një banakiere, arrestohet shqiptari në Itali

0

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptarë u arrestua në Itali pasi ngacmoi një banakier dhe tentoi ta puthte. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar ndërkohë që pronari i lokalit ka ndërhyrë në ndihmë të punonjëses. Sipas mediave italiane, 47-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia italiane.

Pasi iu nënshtrua marrjes në pyetje në burg, gjyqtari caktoi masën e arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit. Në bazë të videove të rexhistruara nga kamerat e në ambjentet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres. Në video duket 47-vjeçari i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi i ka nuhatur qafën me epsh e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu