Një tërmet 3 ballë u regjistrua sot mes Elbasanit dhe Peqinit.
Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Çengelaj.
Lëkundjet u ndjenë në Elbasan, Peqin, Belsh dhe Cërrik.
Prej disa ditësh disa tërmete radhazi janë regjistruar në zonën mes Elbasanit dhe Lushnjës.
Tërmeti më i fuqishëm ishte ai i pak ditëve më parë me amplitudë 4.6 ballë.
Specialistët shprehen se këto tërmete nuk kanë lidhje me tërmetin e vitit të kaluar që shkaktoi dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Por njëkohësisht pranojnë se Elbasani bën pjesë në boshtin Lushnjë-Elbasan-Diibër të transversales.