Tërmeti 7.8 ballë në Turqi, Erdogan: Shpresojmë ta kalojmë bashkë këtë fatkeqësi

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve në tërmetin në Turqi. Ai tha se “skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan menjëherë” në zonat e goditura nga tërmeti.

Ai shkroi në Twitter “ngushëllime qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, shtoi ai.

Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 300 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu