Terrorizoi me armë banorët afër një banese,arrestohet 28-vjeçari

0

28-vjeçari me iniciale G.L i cili një natë më parë terrorizoi me armë fshatin Ferras , është arrestuar nga policia. Ndërkohë janë vënë nën hetim P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari në bashkëpunim me tre personat e vënën nën hetim, ka qëlluar në afërsi të një banese. Policia ka sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë. Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu