Të shtëna me armë zjarri në Elbasan. Ja kush mendohet se është objektivi. Policia bën njoftimin

0

 

Të shtëna me armë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në këtë qytet. Sipas burimeve të shtënat janë dëgjuar pranë unëzës jugore në lagjen “Qemal Stafa”. Dëshmitarë nga vendngjarja bënë me dije se janë dëgjuar dy breshëri kallashnikovi. Por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Një burim u shpreh se është qëlluar ndaj një mjeti tip golf, ndërsa një tjetër burim pohoi se në shënjestër mund të ketë qenë një agjent i antidogës.

Por deri më tani nuk ka një njoftim zytar për ngjarjen.

Ja çfarë thotë policia për ngjarjen:

Ka ardhur një telefonatë te salla operative e dvp elbasan seështë dëgjuar një e shtënë me armë zjarri në një lagje të qyettit , kanë shkuar shërbimet e polcisë , kanë kontrollëuar territorin, as gezhoja skanë gjetur askush se pohon e as të demtuar s’ka, mund te jetë telefonate e rremë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu