Trump akuzon:”Nxjerrja e vaksinës antiCovid-19 u vonua me qëllim”.

0

Ish-presidenti I SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar akuza të forta ndaj Administratës së Ushqimeve e Barnave sa i takon çështjes së vaksinës antiCovid-19.
Sipas Trump, FDA ka vonuar qëllimisht nxjerrjen e vaksinës në mënyrë që ai të mos rizgjidhej.
“FDA dhe demokratët nuk donin që vaksina të dilte përpara zgjedhjeve, e vonuan 5 ditë”, u shpreh Trump.
Akuza të tilla kanë ardhur edhe më herët nga Trump, i cili në gusht akuzoi sërish Administratën e Ushqimeve e Barnave se po shtyjnte nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.
“Deep state apo kushdo qoftë në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet. Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi te shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkroi asokohe Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu