TMERR në Shkodër! Një person qëllon me armë drejt fëmijëve, zhduket nga vendngjarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13- 15 vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu